Ndërlidhjet

Protesta në Turqi kundër rezultatit të referendumit


Stamboll, 17 prill 2017.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Stambollit dhe të qyteteve të tjera të Turqisë, të hënën në mbrëmje, për të protestuar kundër rezultatit të referendumit, që i jep presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, më shumë pushtet.

Media turke raporton se 13 njerëz janë arrestuar në qytetin Antalia.

Protestuesit shprehën zemërim me disa parregullsi, në mesin e tyre edhe vendimi i trupit zgjedhor për t’i cilësuar si të vlefshme më shumë se një milion vota pa vulë zyrtare.

Hayir Besiktas, grupi që thirri protestën, tha se është kundër “mashtrimit, padrejtësisë dhe votave të vjedhura”.

Parregullsitë janë identifikuar edhe nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Këshilli i Evropës.

“Dijeni vendin tuaj”, u është përgjigjur Erdogan vëzhguesve.

Ai e fitoi referendumin me 51.4% të votave.

XS
SM
MD
LG