Ndërlidhjet

Shefi i Pentagonit nis turneun në Lindjen e Mesme dhe Afrikë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, nis sot një turne në Lindje të Mesme dhe Afrikë, për të biseduar për luftën kundër ekstremizmit islamik.

Mattis fillimisht do të ndalojë në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, për të vizituar më pas Egjipitin, Izraelin, Katarin dhe Xhibutin.

“Mattis do të riafirmojë aleancat kyçe të SHBA-së, do të angazhohet me partnerët strategjikë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, si dhe do të diskutojë përpjekjet për bashkëpunim për t’iu kundërvënë aktiviteteve destabilizuese dhe për të mposhtur organizatat ekstremiste terroriste”, tha Departamenti i Mbrojtjes.

Zyrtarët dhe ekspertët thonë se Mattis do të përqendrohet në luftën kundër grupit ekstremist Shteti Islamik, i cili vazhdon të kontrollojë territore të mëdha në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG