Ndërlidhjet

Një i plagosur në incidentin në veri të Mitrovicës


Logo e Policisë së Kosovës
Logo e Policisë së Kosovës

Në veri të Mitrovicës kanë ndodhur mbrëmë dy incidente, në të cilat është plagosur një person, ndërsa është dëmtuar një automjet, konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë shefi i operativës së Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq.

Ne Lagjen e Boshnjakëve, personi me inicialet S.B. ka raportuar sulmin nga pesë veta të maskuar dhe më pas i është nënshtruar ndihmës mjekësore.

Bojiq tha se pala e dëmtuar e ka njohur njërin nga pjesëmarrësit në rrahje dhe se policia është duke punuar në gjetjen e personit të identifikuar dhe marrjen e masave të mëtejshme ligjore.

Në rastin e dytë janë arrestuar gjashtë veta, të moshës midis 18 dhe 21 vjeç. Sipas prokurorit të ngarkuar, rasti është karakterizuar si krim i dëmtimit të pronës së luajtshme.

XS
SM
MD
LG