Ndërlidhjet

May kërkon zgjedhje të parakohshme më 8 qershor


Kryeministrja e Britanisë, Theresa May.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, shpalli planin për të thirrur zgjedhjet e parakohshme më 8 qershor.

Ajo tha se Britania ka nevojë për "udhëheqje të sigurt, të qëndrueshme dhe të fortë" pas referendumit për dalje nga Bashkimi Evropian.

Parlamenti do të votojë propozimin të mërkurën. Kryeministres May i duhet mbështetja e ligjvënësve për të mbajtur zgjedhjet para vitit 2020.

"Kam konstatuar se e vetmja mënyrë për të garantuar siguri për vitet e ardhshme është mbajtja e zgjedhjeve", tha May.

Ajo akuzoi partitë politike se bëjnë "lojë" dhe tha se kjo kërcënon aftësinë e vendit për dalje të suksesshme nga BE-ja.

XS
SM
MD
LG