Ndërlidhjet

Franca parandalon një "sulm të dhunshëm" në prag të zgjedhjeve


Paris - foto arkivi
Paris - foto arkivi

Franca tha se ka arrestuar dy persona për planifikim të një "sulmi të dhunshëm" në prag të zgjedhjeve presidenciale.

Ministri i Brendshëm i Francës, Matthias Fekl, tha se "dy personat e radikalizuar, të lindur në vitin 1987 dhe 1993, kanë shtetësi franceze" dhe se janë arrestuar sot në qytetin Marsej.

Fekl tha se siguria rreth zgedhjeve dhe kanidatëve është përforcuar.

Rrethi i parë i votimeve do të mbahet më 23 prill.

Kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, dhe kanidati i qendrës, Emmanuel Macron, kryesojnë sondazhet.

XS
SM
MD
LG