Ndërlidhjet

Rrëzohet helikopteri i policisë turke me 12 veta në bord


Pamje nga media turke
Pamje nga media turke

Një helikopter i policisë turke me 12 persona në bord është rrëzuar në lindje të Turqisë, konfirmuan autortetet lokale.

Helikopteri u zhduk dhjetë minuta pas nisjes nga qyteti Pulumur në provincën Tunçeli, tha Zyra e guvernatorit rajonal.

Në deklaratë thuhet se helikopteri bartte shtatë zyrtarë policorë, një gjykatës, një ushtar dhe tre pjesëtarë të ekuipazhit.

Kushtet e këqija të motit besohet të kenë shkaktuar incidentin, thuhet në deklaratë.

Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por mjegulla e dendur e ka vështirësuar operacionin, thanë mediat lokale.

XS
SM
MD
LG