Ndërlidhjet

Vazhdojnë kërkimet për mbetje mortore të shqiptarëve në Rashkë


Serbi - varrezë e dyshuar masive në rajonin e Rashkës, 2013

Kryetari i Komisionit për personat e pagjetur në qeverinë e Kosovës, Prenk Gjetaj, i tha Radios Evropa e Lirë se ‘ kërkimet për mbetjet mortore të shqiptarëve” kanë vazhduar në rajonin Kizhevac të Rashkës së Serbisë.

“Gërmimet po vazhdojnë për të pestën herë me radhë, pasi deri tani katër herë janë ndërprerë. Presim që kjo të jetë faza përfundimtare kurse të gjitha informacionet e tjera varen nga rezultati. Ekipet tona janë atje vetëm si vëzhguese, ndërsa gërmimet janë duke u bërë”, tha Gjetaj.

Ai prêt që të gjenden mbetje mortore të shqiptarëve, sepse, siç tha, ‘në bazë të informacioneve me të cilat posedojnë ‘ata janë varrosur aty’.

“Gërmimet do të zgjasin me javë, varësisht nga intensiteti i punëve, Nuk është kjo një punë një ditore", tha Gjetaj.

Në vendngjarje janë përfaqësuesit e Komisionit për personat e zhdukur të qeverisë së Serbisë, anëtarët e Komisionit të qeverisë së Kosovës, përfaqësuesit e misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, dhe ata të Kryqit të Kuq ndërkombëtar.

Gërmimet në Rashkë të Serbisë nisën prej disa vjetësh por ato u ndërprenë kohë pas kohe. Autoritetet serbe patën pohuar se në Rashkë mund të ‘gjenden trupat e pajetë të afro 250 shqiptarëve’.

Sipas shënimeve zyrtare edhe rreth 1600 persona konsiderohen të zhdukur që prej përfundimit të luftës në Kosovë.

XS
SM
MD
LG