Ndërlidhjet

Ligjvënësi rus: REL, VOA dhe CNN, pjesë e “sistemit të presionit” të SHBA-së


Ligjvënësi rus, Leonid Levin

Një ligjvënës rus ka thënë se Radio Evropa e Lirë/Radio Liria, Zëri i Amerikës dhe CNN, janë pjesë e “sistemit amerikan të presionit”, që kanë për cak Rusinë.

Leonid Levin, kreu i komitetit për politika të informacionit, në dhomën e ulët të parlamentit rus, i bëri sot këto komente, gjatë seancës dëgjimore që po mbahet për shqyrtimin nëse puna e këtyre tri mediave amerikane është në përputhje me ligjet ruse.

Seanca vjen pas rritjes së tensioneve mes Moskës dhe Uashigntonit, pas ndërhyrjes së dyshuar të Kremlinit në zgjedhjet presdienciale amerikane dhe përshkallëzimit të luftës në Siri.

Ligjvënësit rusë kanë urdhëruar hetim muajin e kaluar, pasi senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, paraqiti një projektligj, përmes së cilit kërkohet që të hetohet rrjeti RT, që mbështetet nga Rusia. Senatorja demokrate ka kërkuar që të hetohet nëse ky rrjet televiziv ka shkelur ligjet amerikane.

Levin e quajti REL-in, VOA-n dhe CNN-in, “pjesë të një sistemi të gjerë amerikan, për të bërë presion mbi vendin tonë”.

Por ai tha se komiteti nuk do të kërkojë zyrtarisht që autoritetet federale të hetojnë nëse këto media duke respektuar ligjet në Rusi, raporton agjencia Interfax.

Radio Evropa e Lirë dhe VOA mbikëqyren nga Bordi i Guvernatorëve për Transmetim (BBG), një agjenci amerikane që mbikëqyrë transmetimin civil të operacioneve mediatike.

VOA është një entitet federal, ndërkohë që Radio Evropa e Lirë është një organizatë private jofitimprurëse që financohet me fondet e Kongresit amerikan.

XS
SM
MD
LG