Ndërlidhjet

Mattis kërkon rinisjen e bisedimeve për paqe në Jemen


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka thënë se Uashingtoni dëshiron që të rifllillojnë “sa më shpejt që është e mundur”, bisedimet e paqes në Jemen, proces ky që mbështetet nga OKB-ja.

Mattis i bëri këto komente në Riad të Arabisë Saudite, pasi gazetarët e pyetën nëse Uashingtoni do të rrisë mbështetjen ushtarake për koalicionin që e udhëheqë Arabia Saudite, i cili mbështet qeverinë sunite të Jemenit, në luftën kundër rebelëve huthi.

Uashingtoni ofron inteligjencë dhe karburant për avionët e kualicionit, të cilët kryejnë sulme ajrore mbi Jemen.

Mattis, i cili sot ka nisur turneun e tij në Lindjen e Mesme, pritet që sot në Arabinë Saudite të takohet me liderët kryesorë të këtij shteti.

Përveç Arabisë Saudite, ai do të vizitojë Egjiptin, Izraelin, Katarin dhe Xhibutin.

XS
SM
MD
LG