Ndërlidhjet

GJND: Shpallet vendimi për rastin e Ukrainës kundër Rusisë


Pamje nga dëgjimi publik në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë më 6 mars të këtij viti lidhur me rastin e Ukrainës kundër Rusisë
Pamje nga dëgjimi publik në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë më 6 mars të këtij viti lidhur me rastin e Ukrainës kundër Rusisë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë sot do ta shpallë vendimin për kërkesën e Ukrainës që ta bllokoj Rusinë nga dërgimi i parave, i armatimit dhe i trupave, në pjesën lindore të Ukrainës.

Moska e ka okupuar Gadishullin e Krimesë së Ukrainës në mars të vitit 2014, dhe i ka mbështetur separatistët në pjesën lindore të Ukrainës, në luftën kundër forcave qeveritare, nga e cila deri tash janë vrarë më se 9,750 vetë.

Qeveria e Ukrainës ka kërkuar që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ta urdhëroj Rusinë që ta ndalë atë që ajo thotë se është “diskriminim racor” kundër grupeve minoritare në Krime, e veçanërisht kundër popullatës tartare.

Kievi, po ashtu, e ka akuzuar Rusinë për shkelje të konventave të Kombeve të Bashkara kundër terrorizmit dhe diskriminimit, duke i mbështetur grupet në pjesën lindore të Ukrainës dhe në Krime.

Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG