Ndërlidhjet

Irani i kundërpërgjigjet kritikave të Tillersonit


Ministri i Jashtëim i Iranit Mohammad Zarif
Ministri i Jashtëim i Iranit Mohammad Zarif

Irani thotë se Shtetet e Bashkuara duhet “të përmbushin zotimet e tyre”, të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, në vend se të lëshojnë akuza drejt Republikës Islamike.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i bëri këto komente sot në Twitter, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, kritikoi ashpër marrëveshjen bërthamore.

Marrëveshja në mes të Iranit dhe fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, vendosi ndalesa ndaj aktivitetit bërthamor të Teheranit, në këmbim të lehtësimit nga sanksionet ekonomike.

Por Tillerson tha se kjo “ka dështuar të përmbushë objektivat për një Iran jobërthamor” dhe nuk adreson “provokimet alarmuese”, të Teheranit në Lindjen e Mesme.

Zarif ka thënë se “akuzat e vjetra të SHBA-së nuk mund të maskojnë pranimin e përmbushjes së obligimeve të Iranit”, me marrëveshjen bërthamore.

Teherani mohon se është duke kërkuar të zhvillojë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG