Ndërlidhjet

OKB: Takimi Trump - Guterres ishte konstruktiv


Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork
Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është takuar mbrëmë me presidentin amerikan, Donald Trump, lidhur me planet e Shtëpisë së Bardhë për reduktimin e financimit për OKB-në.

Ishte “një diskutim interesant dhe konstruktiv për bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuarsa dhe Kombeve të Bashkuara”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Zoti Guterres është takuar edhe me këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, H.R. McMaster.

Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh për Kombet e Bashkuara, duke paguar 22% të buxhetit themelor prej 5.4 miliardë dollarësh dhe 28.5% të buxhetit prej 7.9 miliardë dollarësh për misionet paqeruajtëse, megjithqë në këta sektorë ka pasur vonesa në pagesa gjatë viteve të fundit.

XS
SM
MD
LG