Ndërlidhjet

Afganistan: Dhjetëra ushtarë të vrarë e të plagosur nga sulmi taliban


Ushtarët afganë duke ruajtur në hyrje të kompleksit në provincën Balkh pas sulmit të djeshëm
Ushtarët afganë duke ruajtur në hyrje të kompleksit në provincën Balkh pas sulmit të djeshëm

Zyrtarët në Afganistan thonë se më tepër se 100 pjesëtarë të ushtrisë afgane janë vrarë ose plagosur nga sulmi i djeshëm i militantëve talibanë në kompleksin ushtarak në provincën Balkh.

Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes, Daulat Waziri, tha sot se gati të gjitha viktimat ishin pjesëtarë të ushtrisë Kombëtare Afgane.

Sipas tij, 10 militantë me uniforma të ushtrisë afgane e kanë kryer këtë sulm. Dy prej tyre kishin ndërmarrë sulme vetëvrasëse, ndërsa tetë të tjerët ishin vrarë gjatë përleshjeve me armë zjarri.

Një zyrtar lokal i tha agjencisë DPA se së paku 140 ushtarë janë vrarë dhe 160 të tjerë janë plagosur, gjatë këtij sulmi, por këto të dhënëa nuk janë konfirmuar.

Përgjegësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët, të cilët thanë se më se 500 ushtarë janë vrarë ose plagosur në sulmin kundër kompleksit të armatës afgane.

Në kumtësn e talibanëve theksohet se katër prej sulmuesve ishin ushtaarë, që ishin të vendosur në këtë kompleks.

Sulmet ishin fokusuar në një xhami, ku ushtarët ishin në Falje të Xhumasë, dhe në sallën e ushqimit.

XS
SM
MD
LG