Ndërlidhjet

Gjermani: Përleshje e policisë dhe protestuesve në Këln


Frauke Petru - lidere e partisë AfD
Frauke Petru - lidere e partisë AfD

Policia e Gjermanisë në Këln është përleshur me demonstruesit afër ndërtesës ku mbahej kongresi i partisë nacionaliste, Alternativa për Gjermani (AfD), me ç’rast janë plagosur dy policë.

Dhjetëra mijëra demonstrues të krahut të majtë ekstrem janë tubuar derisa po vazhdon kongresi dyditësh i afro 600 delegatëve të Alternativës për Gjermani.

Liderja e AfD-së, Frauke Petru, ishte kundërshtuar në përpjekje për t’i bindur antarët e partisë për të miratuar një platformë më pak militante.

Ajo tha se partia do të mund të bëhej më e madhja në Gjermani brenda katër vitesh, nëse e miraton dokumentin me retorikë më pak të ashpër.

Pritet që kongresi ta miratoj programin për fushatën për zgjedhjet parlamentare në Gjermani, në të cilat kjo parti merr pjesë për të parën herë.

E themeluar në vitin 2013, kjo parti është e përfaqësuar në legjislaturat e 11 prej 16 shteteve të Gjermanisë.

Sipas hulumtimeve të opinionit, kjo parti e profilit kundër migrantëve, ka mbështetje në shkallë 7-11%.

XS
SM
MD
LG