Ndërlidhjet

Macron dhe Le Pen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë


Paris: Përleshje ndërmjet protestuesve e policisë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:16 0:00

Paris: Përleshje ndërmjet protestuesve e policisë

Kandidati i qendrës Emmanuel Macron dhe udhëheqësja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen janë fitues të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Ministria e Brendshme e Francës tha se nga 78 për qind të votave të numëruara, kandidati i qendrës udhëheqë ndaj Marine Le Pen.

Emmanuel Macron ka marrë votat në qytetet e mëdha të Francës dhe sipas shënimeve të ministrisë së brendshme ai ka 23.23 për qind, Marine Le Pen është e dyta me 22.83 për qind.

Francois Fillon ka marrë 19.75 për qind dhe Melenchon 18.92 për qind.

Më heret, rezultatet e projektuara, nxorrën Macron me 23.7 për qind ndërkohë zonjën Le Pen me 21.7 për qind të votave, ka bërë të ditur Televizioni Francez.

Të dy kandidatët janë sfiduar nga François Fillon i qendrës së djathtë dhe ai i të majtës ekstreme Jean-Luc Mélenchon, thonë projeksionet, transmeton BBC.

Macron dhe Le Pen do të përballen në balotazh më 7 Maj.​

Cilido që të fitojë në rrethin tjetër, votimet do të shënojnë një ndryshim nga partitë e majta dhe ato të qendrës së djathtë që kanë dominuar për një kohë të gjatë politikën franceze, thotë BBC.

Pjesëmarrja në zgjedhje në nivel kombëtar duket të jetë e ngjashme me atë të zgjedhjeve të vitit 2012.

Në Paris ndërkaq ka patur përleshje ndërmjet demonstruesve dhe policisë pas njoftimeve se Marine Le Pen ka kaluar në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, dhe policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Forcat e policisë kanë rrethuar pjesën e qytetit ku ndodhën demonstratat, dhe policia tha se bëhet fjalë për të rinj në mesin e të cilëve ka edhe anarkistë dhe ‘antifashistë’.

Protestat e majtistëve kanë përfshirë edhe pjesën qendore dhe perëndimore të Francës.

Macron tha sonte se do që të bëhet president i patriotëve që përballen me kërcënimin e nacionalistëve.

“Duam të ndërtojmë një Francë të fuqishme në kuadër të BE-së”.

Marine Le Pen ndërkaq tha se bëhet fjalë për “mbijetesën e Francës” duke u bërë thirrje të gjithë ‘patriotëve’ që ta mbështesin si kandidaten e popullit.

Presidenti i Francës, François Hollande, me mbylljen e vendvotimeve dhe pas rezultatit të projektuar, ka biseduar me telefon me Emmanuel Macron për ta uruar për kalimin në rrethin e dytë.

Kandidati i qendrës së djathtë që ka humbur në rrethin e parë, François Fillon, ka shkruar në rrjetin e tij social se e mbështet Macron në rrethin e dytë.

Edhe ish kryeministri francez, Manuel Valls, i Partisë Socialiste thotë se e mbështet Emmanuel Macron në rrethin e dytë.

“Sikurse edhe në rrethin e parë unë do të votojë Macron… për Francën”, ka shkruar në Twitter Valls.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker e ka përgëzuar Emmanuel Macron për rezultatin në zgjedhje.

Edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherni, i ka uruar mbështetësit e Macron-it për valëvitjen e flamujve francezë dhe atyre të BE-së.

“Rezultati është një shpresë dhe e ardhmja e gjeneratave tona”, shkroi Mogherini në rrjetin e saj social twitter

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel në rrjetin e tij social Twitter e ka përgëzuar Emanuel Macron, pasi sondazhet sugjerojnë se kandidati i qendrës, në rrethin e dytë më 7 maj do të garojë së bashku me udhëheqësen e të djathtës ekstreme Marine Le Pen.

Zoti Michel tha se ishte ‘optimist’ për rezultatin dhe për “projektin evropian që shikon përpara”.

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, e ka përshëndetur projeksionin sipas të cilit Macron ka kaluar në rrethin e dytë të votimeve.

Ka të bëjë me Francën, natyrisht, por gjithashtu ka të bëjë edhe me Evropën”, tha ai.

Më vjen mirë që Emmanuel Macron ka fituar këtë rreth sepse ai ishte I vetmi kandidat I vërtetë pro Evropian"..

Zgjedhjet presidenciale në Francë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:07 0:00

Francë: Zgjedhje dramatike, nën masa të shtuara të sigurisë

Qytetarët francezë po votojnë, nën masa të shtuara të sigurisë, në rrethin e parë të zgjedhjeve jetike presidenciale që mund të kenë ndikim të gjerë për status quo gjeopolitike, përshirë edhe të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe marrëdhëniet e Perëndimit me Rusinë.

Mbi 60 mijë vendvotime janë hapur që prej prës 8 të mëngjesit. Një numër prej 69.4 për qind e votuesve të regjistruar brenda Francës kanë hedhur votën e tyre në zgjedhjet presidenciale deri në ora 17.00, tha Ministria e Brendshme.

Përqindja është pak më ulët se sa dalja e votuesve në të njëjtën periudhë të zgjedhjeve presidenciale më 2012, kur u shënua një pjesëmarrje prej 70.6 për qind.

Zgjedhjet, që janë më të paparashikueshmet në votimet presidenciale në Francë për disa dekada, mbahen vetëm disa ditë pas vrasjes së një oficeri të policisë në Paris, për të cilin përgjegjësinë e kishte marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Kjo gjë e ka vënë çështjen e terrorizmit dhe të sigurisë në ballë të garës zgjedhore, ku marrin pjesë gjithsej 11 kandidatë, por katër prej tyre konsiderohen favoritë.

Autoritetet thonë se në ditën e zgjedhjeve, në gjithë Francën, janë aktivizuar afro 50 mijë policë dhe 7 mijë ushtarë.

Në Francë ende është në fuqi gjendja emergjente pas një serie të sulmeve, nga të cilat prej vitit 2015 janë vrarë më se 230 vetë.

Sipas hulumtimeve të opinionit, kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, dhe liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, janë favoritë në raundin e parë të zgjedhjeve, megjithëqë kandidati konservator, Francois Fillon, dhe politikani i së majtës ekstreme, Jean-Luc Melenchon, po ashtu, konsiderohet se kanë gjasë për tu kualifikuar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 7 maj.

Një këmbë në BE, një jashtë saj
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:06:53 0:00

Në një incident në ditën e zgjedhjeve, afro gjashtë demonstruese pa veshje të sipërme, nga grupi i aktivisteve feministe, Femen, janë arrestuar sot herët në mëngjes, afër një vendvotimi në Paris, ku kandidatja Le Pen, ishte nisur për të votuar.

Protestueset kërcyen para një makine duke bartur maska të politikanes franceze të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, por ishin larguar me të shpejtë nga policia. Pak pas këtij incidenti, Le Pen votoi.

Kandidati Emmanuel Macro votoi në qytetin bregdetar, Le Touquet, në pjesën veriore të Francës, së bashku me bashkëshorten e tij, Brigitte.

Vlerësohet se zgjedhësit e papërcaktuar e përbëjnë gati një të katërtën e votuesve. Rrjedhimisht, vëzhguesit politikë thonë se vrasja e policit para disa ditëve në Shamp-Elize, mund të jetë epërsi për kandidatët që shihen si më të ashpër në terrorizëm dhe siguri.

Pas këtij sulmi, Le Pen e portretizoi vetveten si kandidate e vetëm e aftë për ta mbrojtur vendin kundër ekstremistëve islamikë.

Liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, 48 vjeçare, është kritikuar për shfrytëzim të sulmit për përfitime politike.

Fitorja eventuale e zonjës Le Pen, me politikën e saj kundër imigrimit dhe kundër Bashkimit Evropian, do ta shënonte vazhdimin e rritjes së ndjenjës izolacioniste në gjithë botën perëndimore, që e ndihmoi dërgimin e Donald Trumpit në presidencën amerikane dhe referendumin për dalje të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Franca është anëtare kryesore e NATO-s dhe është shtyllë e unitetit të Bashkimit Evropian në përgjigje ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë së Ukrainës dhe për mbështetjen e Moskës për separatistët e armatosur në pjesën lindore të Ukrainës. Për këtë arsye, perëndimi ka imponuar sanksione kundër Rusisë.

Sikur zoti Trump, edhe Le Pen, në të kaluarën, ka folur me admirim për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe e ka mbështetur tërheqjen e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë.

Pas një vizite në Moskë gjatë muajit të kaluar, me ç’rast është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, ajo e ka kritikuar atë që e ka quajtur “vizion militant” të Bashkimit Evropian.

Në shumë hulumtime të opinionit, Marine Le Pen plasohet në vendin e dytë, pas kandidatit Macron në raundin e parë, por për raundin e dytë duket se ajo nuk ka gjasë të fitoj kundër ish-ministrit të ekonomisë, Emmanuel Macron, që është politikan pro-evropian.

Zoti Macron e ka marrë një pozicion më të ashpër kundër Rusisë në mesin e katër kandidatëve kryesorë presidencialë, duke i mbështetur sanksionet e BE-së kundër Moskës dhe duke e akuzuar Kremlinin se është i involvuar në sulmet kibernetike, kundër fushatës së tij.

Rusia disa herë i ka hedhur poshtë akuzat se është përpjekur të ndikojë në zgjedhjet franceze.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG