Ndërlidhjet

Siri: Nga sulmi izraelit në një kamp ushtarak, tre luftëtarë të vrarë


Pamje e një tanku ushtarak izraelit në Rrafshnaltën e Golanit afër kufirit Siri - Izrael

Nga sulmi i sotëm izraelit në një kamp të forcave proqeveritare në Siri, janë vrarë tre luftëtarë, ka thënë një zyrtar i këtyre forcave.

Me këtë sulm ishte goditur kampi i forcave proqeveritare në pjesën siriane të Rafshnaltës së Golanit, ka raportuar Observatori sirian për të drejtat e njerit, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, raportoi se Izraeli e ka sulmuar një pozicion të ushtrisë siriane “duke shkaktuar dëme”.

Ushtria e Izraelit ka refuzuar të bëjë komente.

XS
SM
MD
LG