Ndërlidhjet

Raporti: Koreja Veriore e ka arrestuar një amerikan në aeroport


Pamje e një terminali të ri në aeroportin në Phenian
Pamje e një terminali të ri në aeroportin në Phenian

Koreja Veriore e ka arrestuar një shtetas amerikan në aeroportin e kryeqytetit Phenian, derisa ai ishte duke u larguar nga ky vend, kanë thënë sot zyrtarët.

Agjencia e lajmeve, Yonhap, e Koresë Jugore, duke cituar burime të paemëruara, ka raportua se personi në të 50-tat, i identifikuar vetëm me mbiemrin Kim, kishte kryer punë humanitare dhe ishte profesor i dikurshëm në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë Yanbian në Kinë.

Ambasada e Suedisë në Phenian tha se është e vetëdijshme për arrestimin e shtetasit amerikano-korean, por nuk mund të bëjë komente të mëtejshme.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore nuk kanë raporte diplomatike, kështu që Ambasada e Suedisë angazhohet në punët konsullore për shtetasit amerikanë.

Arrestimi i raportuar u bë në periudhën e rritjes së tensioneve ndërmjet Uashingtonit e Phenianit, lidhur me programet atomike dhe raketore të Koresë Veriore.

Aktualisht, së paku dy amerikanë të tjerë janë të burgosur në Korenë Veriore.

XS
SM
MD
LG