Ndërlidhjet

Shefat e mbrojtjes në Afganistan japin dorëheqje


Afganistan
Afganistan

Ministri i Mbrojtjes i Afganistanit, Abdullah Habibi, dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Qadam Shah Shahim, dhanë dorëheqje, pasi një sulm i talibanëve, javën e kaluar, la të vrarë së paku 100 ushtarë.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, pranoi dorëheqjet e tyre.

Militantët talibanë, të veshur me unforma të Qeverisë afgane, kanë hyrë të premten në një bazë në qytetin Mazar-e Sharif dhe kanë hapur zjarr ndaj ushtarëve.

Ka qenë ky sulmi më vdekjeprurës i talibanëve ndaj forcave të armatosura prejse militantët janë larguar nga pushteti në vitin 2001.

XS
SM
MD
LG