Ndërlidhjet

Evropa qendrore rrit shpenzimet ushtarake nga frika e Rusisë


Ilustrim

Vendet e Evropës qendrore kanë bërë rritjen më të madhe të shpenzimeve ushtarake në vitin 2016, pjesërisht për shkak të kërcënimit të perceptuar nga Rusia, thuhet në një studim.

“Rritja në shpenzime në shumë vende të Evropës qendrore mund t’i atribuohet pjesërisht perceptimit se Rusia paraqet kërcënim më të madh”, thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar për Paqe, me seli në Stokholm.

Sipas tij, shpenzimet në Evropën qendrore janë rritur për 2.6 përqind, që është shuma më e madhe në raport me popullsinë.

Rusia ka rritur shpenzimet ushtarake për 5.9 përqind vitin e kaluar, përkatësisht në 69.2 miliardë dollarë, duke u bërë shpenzuesja e tretë më e madhe pas SHBA-së dhe Kinës.

SHBA, ndërkaq, ka rritur shpenzimet ushtarake për 1.7 përqind, përkatësisht në 611 miliardë dollarë, ndërsa Kina për 5.4 përqind, në 215 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG