Ndërlidhjet

OKB dokumenton torturë në rritje në burgjet e Afganistanit


Afganistan (fotografi ilustruese)
Afganistan (fotografi ilustruese)

Një raport i Kombeve të Bashkuara thotë se rastet e torturimit dhe keqtrajtimit të të burgosurve në Afganistan janë rritur, me gjithë premtimet e presidentit Ashraf Ghani dhe ligjet e reja për të frenuar praktikën e përhapur.

Së paku 39 përqind e të burgosurve të lidhur me konfliktin, të cilët janë intervistuar nga hetues të OKB-së, “kanë dhënë dëshmi të besueshme” për torturë dhe keqtrajtim nga policia afgane, inteligjenca ose personeli ushtarak, thuhet në raport.

Kjo nënkupton rritje të rasteve krahasuar me 35 përqind të të intervistuarve që kanë raportuar ngjashëm në raportin e OKB-së të lëshuar në vitin 2015.

Qeveria afgane ka pranuar se problemet mund të shkaktohen nga individë, porse, sipas saj, ato nuk janë politikë kombëtare.

“Qeveria e Afganistanit është e angazhuar për të eliminuar torturën dhe keqtrajtimin”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Raporti i Misionit Ndihmës të OKB-së në Afganistan dhe i Zyrës së OKB-së për të Drejta të Njeriut bazohet në intervistat me 469 të burgosur, të lidhur me konfliktin, të kryera gjatë dy vjetëve të kaluar në 62 objekte paraburgimi në Afganistan.

“Tortura nuk e rrit sigurinë”, tha komisionari i lartë i OKB-së për të Drejta të Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein.

“Rrëfimet si rezultat i torturës janë plotësisht të dyshimta. Njerëzit do të thonë çdo gjë për të ndaluar dhimbjen”, shtoi ai.

XS
SM
MD
LG