Ndërlidhjet

Tre vende do të marrin vaksinën e parë kundër malaries


Ilustrim
Ilustrim

Vaksina e parë në botë kundër malaries do të dërgohet në tre vende: Gana, Kenia dhe Malavi, nisur nga viti 2018.

Vaksina RTS,S trajnon sistemin imunitar për të sulmuar parazitin e malaries, i cili përhapet nga kafshimi i mushkonjës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se vaksina ka potencial për të shpëtuar dhjetëra-mijëra jetë.

Por, nuk është e qartë nëse ajo do të mund të përdoret në pjesët më të varfra të botës, ku qasja në kujdesin shëndetësor është e limituar.

Vaksina duhet të jepet katër herë – një herë në muaj gjatë tre muajve dhe doza e katërt pas 18 muajsh.

Gana, Kenia dhe Malavi janë zgjedhur për të bërë provat, sepse tri vendet tashmë kanë programe të mëdha për trajtimin e malaries, por ende kanë numër të madh të rasteve.

Eksperimenti do të përfshijë më shumë se 750,000 fëmijë të moshës midis pesë deri në 17 muaj.

Me gjithë përparimin e madh, çdo vit regjistrohen rreth 212 milionë raste të reja të malaries dhe 429,000 vdekje.

Afrika është e goditur më së rëndi dhe shumica e vdekjeve janë në fëmijë.

XS
SM
MD
LG