Ndërlidhjet

Suedi: Arrestohet i dyshuari i dytë për sulmin me kamion


Policia suedeze ka arrestuar personin e dytë të dyshuar të sulmit me kamion të 7 prillit, ku u vranë 4 persona dhe u plagosën 15 të tjerë.

Zëdhënësi i Policisë, Simon Bynert ka tëhnë sot se një i dyshuar është arrestuar të dielën por nuk ka dhënë më shumë detaje, raporton AP.

Rakhmat Akilov, 39-vjeçar nga Uzbekistani, është deklaruar fajtor nën akuzat për terrorizëm, pasi goditi turmën e njerëzve me kamion në Stokholm.

Policia suedeze ende nuk kanë treguar motivet që qëndrojnë pas këtij sulmi, ndërkaq, asnjë grup ekstremist nuk e ka marrë përgjegjësinë për të.

XS
SM
MD
LG