Ndërlidhjet

Trump bisedon me Xi, kritikon sjelljen agresive të Koresë së Veriut


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kritikuar Korenë e Veirut për “agresivitetin e vazhdueshëm”, dhe ka thënë se veprimet e Phenianit janë destabilizuese.

Këto komente Trump i ka bërë gjatë një bisede telefonike me homologun kinez, Xi Jinping, ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Trump dhe Xi, kanë biseduar më herët gjatë ditës dhe dy liderët kanë “riafirmuar urgjencës e kërcënimit që paraqet programi raketor dhe bërthamor i Veriut dhe janë të përkushtuar që të koordinojnë përpjekjet e tyre për denuklearizimin e Gadishullit Korean”.

“Presidenti Trump ka kritikuar agresivitetin e vazhdueshëm të Koresë së Veriut dhe ka theksuar se veprimet e Phenianit janë destabilizuese në Gadishullin Korean”, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Biseda mes Trumpit dhe Xi erdhi një ditë pasi Koreja e Veriut kërcënoi se do të fundosë një avionmbajtës amerikan në në Oqeanin Paqësor Perëndimor.

XS
SM
MD
LG