Ndërlidhjet

Putin kritikon liderin opozitar Navalny


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kritikuar liderin opozitar, Aleksei Navalny, dhe tërthorazi e ka akuzuar atë se po përdor fushatat e tij kundërkorrupsionit për t5 përfituar politikisht.

Pa e përmendur emrin e Navalny, Putin ka kritikuar njerëzit, që siç tha ai, përdorin slogane anti-korrupsion “si instrument për luftën e tyre politike dhe për të promovuar veten”.

Lideri opozitar, Navalny ka organizuar tubimet anti-korrupsion të 26 marsit, ku dhjetëra mijëra njerëz morrën pjesë. Tubimet u organizuar në mbarë Rusinë dhe vetëm në Moskë, autoritetet arrestuan mbi një mijë persona, përfshirë edhe Navalnyn.

Navalny u dënua me 15 ditë burgim. Ai ka bërë thirrje për një protestë mbarëkombëtare më 12 qershor.

Navalny dëshiron që të garojë për president, në zgjedhjet që do të mbahen më 2018, ku Putin pritet që të kërkojë edhe një mandat 6 vjeçar.

XS
SM
MD
LG