Ndërlidhjet

Shefi i OSBE-së dhe Lavrov do të flasin për konfliktin në Ukrainë


Lamberto Zannier

Shefi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), do të qëndrojë në Moskë nga 24 deri më 27 prill, për të diskutuar për “lehtësimin e zgjidhjes” të konfliktit në Ukrainë, ka njoftuar Ministria e Jashtme ruse.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannieri do të takohet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe drejtori i OSBE-së për parandalimin e konfliktieve, Marcel Pesko.

Pesko do të vizitojë pikëkalimet kufitare ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ku janë të vendosur vëzhguesit e misionit të OSBE-së.

Zannier gjithashtu është planifikuar të takohet me menaxherët e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive si dhe do të marrë pjesë në konferencën e gjashtë në Moskë për Siguri Ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG