Ndërlidhjet

Abe dhe Putin do të takohen gjatë kësaj jave


Vladimir Putin dhe Shinzo Abe
Vladimir Putin dhe Shinzo Abe

Kremlini njofton se kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe do të udhëtojë më 27 prill për në Rusi, ku do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Abe dhe Putin do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë vizitës së Putinit në Japoni në muajin dhjetor, por Kremlini nuk ka dhënë më shumë detaje.

Gjatë asaj vizite, Putin dhe Abe kishin dështuar të zgjidhnin mosmarrëveshjen territoriale, që ka tensionuar raportet mes dy shteteve që prej Luftës së Dytë Botërore.

Bashkimi Sovjetik kishte marrë nën kontroll ishujt në veri të bregdetit të Japonisë, gjatë ditëve të fundit të luftës. Japonia ende pretendon se ato ishuj i takojnë asaj. Rusia i quan këto ishuj Kurilet Jugore, ndërkaq Japonia si Territoret Veriore.

Në deklaratën e Kremlinit thuhet se liderët do të bisedojnë për rritjen e bashkëpunimit në fushën “politike, tregtare dhe sferat humanitare”, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG