Ndërlidhjet

Pentagoni: Bombarduesit rusë fluturuan afër Alaskës dhe Kanadasë


Një aeroplan luftarak amerikan (në plan të dytë) duke e përcjellur një bombardues rus të tipit Tu-95s në shkurt të vitit 2008
Një aeroplan luftarak amerikan (në plan të dytë) duke e përcjellur një bombardues rus të tipit Tu-95s në shkurt të vitit 2008

Aeroplanët luftarakë rusë javën e kaluar kanë fluturuar disa herë afër Alaskës dhe Kanadasë, duke shkaktuar aktivizim të aeroplanëve luftarakë të forcave të mbrojtjes ajrore të Amerikës Veriore, për të parën herë në më tepër se dy vitet e fundit, ka njoftuar mbrëmë Pentagoni.

Bombarduesit rusë të tipit, Tu-95 Bear, ishin vërejtur në hapësirën ajrore ndërkombëtare tri herë, dy herë afër ishujve Aleutian të Alaskës, dhe njëherë afër territorit kontinental të Alaskës dhe Kanadasë, tha Pentagoni.

Këto fluturime, për të cilat Pentagoni thotë se kanë kanë ndodhur më 17, 18 dhe 20 prill, kanë ndikuar që në dy raste Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës Veriore (NORAD), t’i lansoj aeroplanët luftarakë për interceptim.

Zëdhënësja e NORAD-it, Lori O’Donley, tha se një numër i aeroplanëve anti-nëndetëse të tipit, Il-38, po ashtu, janë vërejtur në këtë hapësirë, më 19 prill.

Shtëpia e Bardhë nuk i ka dhënë ndonjë rëndësi të madhe këtyre fluturimeve, duke thënë se “kjo nuk është diçka shumë e pazakonshme”.

“Të gjitha ato janë ndërmarrë në mënyrë të sigurt dhe profesionale dhe me respekt të hapësirës ajrore të Shteteve të Bashkuara”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.

Por, Davis tha se fluturimet e këtilla afër Alaskës nuk kanë ndodhur për disa vite, ndërsa arsye mund të jetë se aeroplanët e tipit, Tu-95s me helikë, ishin tërhequr për mirëmbajtje.

“Kjo ishte hera e parë në afro dy vjet e gjysmë që ne kemi parë që Rusia ndërmerr misione të bombarduesit me rreze të gjatë veprimi sikur ky në dhe rreth Alaskës”, tha Jeff Davis.

XS
SM
MD
LG