Ndërlidhjet

Gjenerali amerikan dhe presidenti taxhik flasin për bashkëpunimin ushtarak


Gjenerali Joseph Votel
Gjenerali Joseph Votel

Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon ka biseduar me komandantin e Komandës Qendrore të SHBA-së, Gjeneralin Joseph Votel.

Zyra e Rahmon ka thënë se dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për “perspektivat e bashkëpunimit në sferën ushtarake” dhe për synimin e forcimit të “sigurisë dhe stabilitetit rajonal”.

Rahmon dhe Votel gjithashtu kanë biseduar për “propozime efektive për zgjerimin e bashkëpunimit dhe forcimin e aftësive”, të forcave kufitare taxhike, në kufirin me Afganistanin.

Ky takim vjen dy muaj pasi presidenti rus, Vladimir Putin u takua me presidentin Rahmon, ku dy bashkëbiseduesit patën thënë se janë pajtuar “për të rritur përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e kufirit mes Afganistanit dhe Taxhikistanit, duke përdoror kapacitetet e bazës ushtarake ruse”, në Taxhikistan.

Rreth 7 mijë trupa ruse janë të vendosur në tri ndërtesa, që konsiderohen se janë pjesë e një baze ruse në Taxhikistan.

Komanda Qendorore e SHBA-së është përgjegjëse për aktivitetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore dhe Pakistan.

XS
SM
MD
LG