Ndërlidhjet

Beograd: Mijëra vetë protestuan duke kërkuar hetime për një projekt


Pamje nga protesta kundër një projekti ndërtimor afër lumit Sava në Beograd
Pamje nga protesta kundër një projekti ndërtimor afër lumit Sava në Beograd

Mijëra vetë kanë protestuar mbrëmë në Beograd duke kërkuar hetime lidhur me një projekt prej miliarda eurove për ndërtim të një kompleksi.

Demonstruesit kanë bartur mbishkrimin “Mos ta zhytim Beogradit”, afër lumit Sava, ku do të ndërtohet një kompleks me ndërtesa, hotele dhe qendër tregtare.

Kritikët e këtij projekti e akuzojnë qeverinë e Serbisë se nuk është konsultuar sa duhet me shoqërinë civile.

Projekti prej 3 miliardë eurove, për të cilin zyrtarët qeveritarë thonë se do ta shndërroj Beogradin që qendër turistike, do të realizohet si ndërmarrje e përbashkët nga qeveria e Serbisë dhe kompania, Eagle Hills, me seli në Dubai.

Kritikët e kanë theksuar mungesën e tenderëve publikë për këtë projekt dhe e kanë shtruar çështjen e vlefshmërisë ekonomike të tij në Serbi, me papunësi dyshifrore dhe me rrogë mesatare prej 400 eurove.

XS
SM
MD
LG