Ndërlidhjet

Një grup i lidhur me al-Kaidën e mori përgjegjësinë për sulm në Rusi


Policia ruse duke e arrestuar një të dyshuar për sulmin në metron e St. Petersburgut

Një grup i cili veten e quan, Imam Shamil Battalion, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës me bombë në metron e St. Petersburgut në Rusi dhe tha se sulmuesi ka vepruar sipas urdhrave të al-Kaidës, ka raportuar organizata SITE, me seli në Shtetet e Bashkuara, që i monitoron ekstremistët.

Në deklaratën e këtij grupi theksohet se sulmuesi, Akbarjon Jalilov, më 3 prill të këtij viti, kishte vepruar sipas udhëzimeve të liderit të al-Kaidës, Ayman al-Zavahiri. Nga ky sulm janë vrarë 16 vetë dhe plagosur afro 50 të tjerë.

Hetuesit rusë thonë se sulmi ishte kryer nga Jalilov, 22 vjeçar, shtetas rus i lindur në Kirgizi, i cili ishte në mesin e të vrarëve.

Autoritetet e Rusisë i kanë arrestuar 10 vetë me origjinë nga vendet e Azisë Qendrore, të dyshuar për involvim dhe thanë se ata tashmë “praktikisht” e dinë se kush e ka urdhëruar sulmin, por nuk kanë dhënë detaje.

Imam Shamil ishte lider i rezistencës në Dagestan dhe Çeçeni kundër forcave të Rusisë në shekullin e 19-të.

XS
SM
MD
LG