Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Kosovë: Konfiskohen 312 kilogramë drogë, arrestohen 9 persona


Policia e Kosovës, në vazhdën e luftës së narkotikëve ka zhvilluar një hetim tre mujor, në bashkëpunim me me Gjykatën Themelore në Ferizaj, për përfshirjen e disa personave për shitjen e paautorizuar të substancave narkotike.

Ky operacion ka rezultuar me sukses, ku janë konfiskuar mbi 312 kilogramë drogë të llojit marihuanë.

Në këtë operacion janë arrtestuar edhe 9 persona, të dyshuar në përfshirje në veprën penale të trafikimit me narkotik.

Kjo sasi e drogës ka pasur për destinacion tregun jashtë Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

XS
SM
MD
LG