Ndërlidhjet

BE-ja nis veprime ligjore kundër Hungarisë


Protestat në Hungari kundër Ligjit për arsim të lartë

Komisioni Evropian ka nisur një procedurë ligjore ndaj Ukrainës, mbi një Ligj për arsimin e lartë, që do të mund të çonte në mbylljen e Universitetit të Evropës Qendrore (CEU) në Budapest.

Komisioni Evropian, ka thënë se Ligji hungarez për arsim të lartë, që është miratuar më herët gjatë këtij muaji, nuk “është në përputje me liritë themelore më vend... por gjithashtu nuk është në përputhje me të dretjën e lirisë akademike”.

Universiteti i Evropës Qendrore, që është themeluar më 1991 nga miliarderi amerikan, George Soros, është shdërruar në temën kryesore të debatit politik në Hungari.

Kryeministri hungarez, Victor Orban, prej kohësh ka akuzuar Sorosin se po ndërhynë në çështjet e brendshme të Hungarisë dhe ka ngritur ndalesa ndaj organizatave që kanë lidhje me të.

“Ne kemi vendosur të ndërmarrim veprime ligjore ndaj Ligjit për arsim. Kemi dërguar një letër zyrtare qeverisë hungareze, në bazë të një vlerësimi të thellë ligjot”, ka thënë në një konferecë për media në Bruksel, nënpresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.

Legjislacioni ishte miratuar në parlamentin e Hugarisë më 4 prill dhe ishte nënshkruar nga presidenti Janos Ader, më 10 prill. Sipas këtij ligji, univeristetet e huaja në Hungari, duhet të kenë një kampus atje dhe të ofrojnë kurse të ngjajshme në vendet e tyre të origjinës.

CEU, që ka mbi 1,400 studentë, nga 100 shtete të ndryshme, mund të detyrohet me ligj, që të mos pranojë studentë të rinj në vitin e ri akademik dhe të mbyllet më 2021.

XS
SM
MD
LG