Ndërlidhjet

SHBA me diplomaci kundër Koresë V., jo me veprim ushtarak


Uashington
Uashington

Zyrtarë të lartë të administratës së Shteteve të Bashkuara u thanë senatorëve amerikanë se qëllim i tyre është të nxisin Korenë e Veriut që të çmontojë programet e saj bërthamore dhe raketore, përmes sanksioneve më të fuqishme ndërkombëtare dhe presionit diplomatik.

Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura ndaj Phenjanit në javët e fundit, të cilat sugjeronin se Uashingtoni mund të veprojë ushtarakisht, zyrtarët u thanë ligjvënësve të Senatit se administrata mbetet e hapur për negociata me Korenë Veriore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, dhe drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Dan Coats, e përshkruan Korenë e Veriut si një “ kërcënim urgjent të sigurisë kombëtare”, që synon të zhvillojë aftësi për lëshimin e raketave bërthamore kundër SHBA-së.

“Qasja e presidentit ka për qëllim t’i bëjë presion Koresë së Veriut për çmontimin e programit të saj bërthamor dhe të raketave baltistike, duke forcuar sanksionet ekonomike dhe duke ndërmarrë masa diplomatike me aleatët tanë dhe partnerët rajonalë", thanë ata në një deklaratë.

XS
SM
MD
LG