Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat vdekjeprurëse në Venezuelë


Karakas, Venezuelë

Venezuela tha se do të tërhiqet nga Organizata e Shteteve Amerikane, duke akuzuar grupin me seli në SHBA për ndërhyrje në punët e saj të brendshme.

Qeveria e dha njoftimin pasi Organizata e Shteteve Amerikane votoi për mbajtjen e një takimi të ministrave të jashtëm për të diskutuar krizën në Venezuelë.

Fqinjët kanë shprehur shqetësim për trazirat në këtë vend.

Protestat e dhunshme kundër qeverisë kanë vazhduar edhe të mërkurën në kryeqytetin Karakas, me një protestues të vrarë.

Ai është goditur me gaz lotsjellës gjatë përleshjeve me policinë.

Afro 30 veta janë vrarë prejse ka nisur vala e protestave kundër presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, muajin e kaluar.

Venezuela, një vend i pasur me naftë, po kalon një krizë të rëndë ekonomike.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, inflacioni pritet të arrijë në 700% këtë vit, ndërsa ka mungesë të shumë mallrave bazë, përfshirë ilaçet.

Opozita fajëson politikat socialiste të Maduros dhe paraardhësit të tij, Hugo Çavez, për rënien ekonomike.

XS
SM
MD
LG