Ndërlidhjet

Rusia mund të transferojë trupa në Bjellorusi, thotë Estonia


Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Margus Tsahkna.
Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Margus Tsahkna.

Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Margus Tsahkna, tha se Rusia mund të shfrytëzojë disa stërvitje ushtarake për të zhvendosur mijëra trupa përgjithmonë në Bjellorusi.

Rusia dhe Bjellorusia planifikojnë të mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në shtator.

Disa anëtarë të NATO-s besojnë se ato mund të përfshijnë mbi 100,000 trupa, ashtu si edhe trajnime me armë bërthamore.

Tsahkna tha se Estonia dhe qeveritë e tjera të NATO-s kanë marrë informacione nga inteligjenca, që sugjerojnë se Moksa mund t’i lërë ushtarët rusë në Bjellorusi, edhe pas përfundimit të stërvitjeve Zapad 2017.

“Për trupat ruse që shkojnë në Bjellorusi, kjo është biletë në një drejtim”, tha Tsahkna në një intervistë për Reuters.

“Ky nuk është mendimi im personal. Po e analizojmë thellësisht se si po përgatitet Rusia për stërvitjet Zapad”, tha ai.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk është përgjigjur në kërkesën për koment.

Kremlini nuk ka treguar se sa trupa do të marrin pjesë në Zapad 2017.

XS
SM
MD
LG