Ndërlidhjet

Putin dhe Abe takohen në Moskë, bisedojnë për ishujt e kontestuar


Moskë, 27 prill 2017.
Moskë, 27 prill 2017.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka nisur bisedimet në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në fillim të takimit, Abe tha se dëshiron të diskutojë një mosmarrëveshje, të vjetër me dekada, mbi një grup ishujsh në veri të Japonisë, të cilët Tokio i quan Territoret Veriore, ndërsa Moska Kurile Jugore.

Bashkimi Sovjetik ka kapur ishujt në bregdetin verior të Japonisë në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe Japonia vazhdon të thotë se ka pronësinë e tyre.

Mosmarrëveshja ka përkeqësuar marrëdhëniet që nga ajo kohë dhe ka penguar Moskën dhe Tokion të nënshkruajnë marrëveshjen për paqe, për t’i dhënë zyrtarisht fund luftës.

Vizita e Putinit në Japoni, dhjetorin e kaluar, nuk ka sjellë ndonjë zgjidhje për mosmarrëveshjen territoriale.

Abe po ashtu tha se do që të bisedojë për çështje rajonale dhe të sigurisë.

XS
SM
MD
LG