Ndërlidhjet

Vuçiq: Lirimi i Haradinajt, vendim i turpshëm dhe skandaloz


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka cilësuar skandaloz vendimin e drejtësisë franceze për lirimin e Ramush Haradinajt.

Vuçiq ka thënë se për këtë vendim, Serbia do t’i drejtoj Francës një notë proteste.

Pas vendimit të gjykatës në Colmar të Francës për refuzimin e kërkesës së Gjykatës speciale serbe për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, në Beograd ishte thirrur dhe një mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë së atjeshme.

“Qeveria e Republikës së Serbisë e konsideron se ky është një vendim i turpshëm, skandaloz, kundër drejtësisë dhe absolutisht jo i drejtë”, ka thënë presidenti serb, Vuçiq.

Haradinaj, ishte ndaluar nga autoritetet franceze më 4 janar të këtij viti, mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia. Ai akuzohej nga autoritetet serbe për krime lufte.

Por, pas afër katër muajve të ndalimit në Francë, fillimisht nën masën e ndalimit, e më pas edhe nën masën e mbrojtjes në liri, Haradinaj me 27 prill, u la i lirë që të kthehet në Kosovë.

XS
SM
MD
LG