Ndërlidhjet

Afganistan: Janë vrarë dy ushtarë amerikanë


Pamje e pjesëtarëve të ushtrisë amerikane
Pamje e pjesëtarëve të ushtrisë amerikane

Dy ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë luftimeve kundër një grupi militant të ndërlidhur me Shtetin Islamik (IS) në provincën lidnore Nangarhar në Afganistan, ka njoftuar ushtria amerikane.

Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, tha sot se ushtarët janë vrarë gjatë një operacioni të djeshëm kundër grupit “ISIS Khorasan”, që është i ndërlidhur me grupin ekstremist, Shteti Islamik, që operon në Afganistan dhe Pakistan.

Forcat e Shteteve të Bashkuara janë duke luftuar kundër militantëve të ndërlidhur me IS-in në provincën Nangarhar, ku militantët luftojnë kundër forcave qeveritare afgane.

Më 13 prill, ushtria e Shteteve të Bashkuara e ka hedhur bombën më të fuqishme joatomike, që ndonjëherë është përdorë në luftë, duke i vrarë 94 luftëtarë, në atë që konsiderohej se ishte qendra madhore komanduese militante në provincën Nagnarhar në Afganistan.

Pentagoni tha se dy ushtarët amerikanë janë vrarë gjatë një ndërhyrjeje të përbashkët me forcat qeveritare afgane.

XS
SM
MD
LG