Ndërlidhjet

Tensione në Maqedoni, protesuesit hyjnë në Kuvend


Pamje nga protestat e mëparshme para Parlamentit të Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë është pushtuar nga protestuesit pas zgjedhjes së Talat Xhaferit, nga shumica e re parlamentare për kryetar të kuvendit.

Por ai nuk njihet nga VMRO- DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit.

Qindra protestues kanë hyrë në sallën kuvendore ndërsa brenda ndodhen edhe forcat policore.

Mediat kanë transmetuar pamje të sulmeve të protesutesve ndaj deputetëvë të opozitës ndërsa është parë i përgjakuar edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Aktit i ka paraprirë vendimi i LSDM-së dhe partive shqiptare BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, për të përfunduar konstituimin e Kuvendit.

Vendimi është kundërshtuar nga VMRO-ja, ndërsa si shkas kanë theksuar atë që njihet si Platformë e Tiranës me të cilën kjo parti prentendon se rrënohet karakteri unitar i shtetit.

Aktin e zgjedhjes së Xhaferit për kryeparlamentar VMRO-ja e quan grushtshtet.

Nga LSDM-ja kanë thënë se pretendimet e VMRO-së janë gënjeshtra dhe se garanci për karakterin unitar të shtetit është programi qeveritar tashmë i hartuar nga partitë e shumicës së re.

XS
SM
MD
LG