Ndërlidhjet

Pentagoni zhvillon hetime lidhur me pagesën e Flynnit në Rusi


Michael Flynn
Michael Flynn

Inspektori i përgjithshëm i Pentagonit i ka filluar hetimet lidhur me çështjen nëse Michael Flynn, ish-këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, ka marrë para nga Rusia, pa miratimin e autoriteteve përkatëse amerikane, kanë thënë mbrëmë demokratët në Dhomën Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara.

Flynn ishte paguar 45 mijë dollarë amerikanë nga rrjeti televiziv rus RT, gjatë udhëtimit të tij në Moskë në vitin 2015, pasi ishte shkarkuar nga posti i drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës të Mbrojtjes dhe ishte pensionuar në gradën gjeneral në ushtrinë amerikane.

Ligjvënësit thanë këtë javë se me gjasë zoti Flynn e ka shkelur ligjin pasi ka dështuar që të kërkoj leje për të marrë pagesë nga rrjti RT, për pjesëmarrje dhe fjalim të tij në një ceremoni, ku ishte ulur afër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Demokratët i kanë publikuar dokumentet e Departamentit të mbrojtjes ku thuhet se Pentagoni nuk ka dëshmi se Flynn kishte kërkuar leje për marrje të fondeve të jashtme, përkundër vërejtjes në vitin 2014 për të mos marrë pagesa të tilla.

Robert Kelner, avokat i zotit Flynn, tha se klienti i tij i ka dhënë Pentagonit “informacion dhe dokumente” të nevojshme për vizitën në Moskë.

XS
SM
MD
LG