Ndërlidhjet

Papa Françesk sot arrin në Egjipt, ku komuniteti i vjetër i krishter ballafaqohet me sulme të paprecedente të militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Në mesazhin e tij për popullin e Egjiptit më herët këtë javë, Papa ka shfaqur shpresë se vizita e tij do të ndihmoj në sjelljen e paqes dhe do ta stimuloj dialogun dhe pajtimin me botën islamike.

Kjo vizitë e Papës po bëhet në një periudhë të dhimbshme për koptët e Egjiptit, që është komuniteti më i madh i krishter në Lindjen e Mesme, vetëm tri javë pasi nga dy sulme vetëvrasëse të pjesëtarëve të IS-it në kisha u vranë 45 vetë.

Këto sulme u bënë pas atij në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kur nga bombardimi në një katedralë janë vrarë 28 vetë dhe një vargu të vrasjeve, të cilat kanë ndikuar që qindra persona të krishterë të largohen nga Sinai Verior, ku grupi ekstremist, Shteti Islamik, është shumë aktiv.

Përkundër shqetësimeve të sigurisë, Papa Françesk do ta përdorë makinën e tij të zakonshme për vizitën 72 orëshe në Kajro, në harmoni me praktikën e tij që tushmanget makinave të blinduara, me qëllim që të jetë më afër njerëzve.

XS
SM
MD
LG