Ndërlidhjet

REL kërkon të hetohet rasti i gazetares së sulmuar në Maqedoni


Dhuna në Parlamentin e Maqedonisë
Dhuna në Parlamentin e Maqedonisë

Radio Evropa e Lirë bën thirrje për hetime pasi një gazetare e shërbimit të saj në Maqedoni është sulmuar nga një grup protestuesish brenda ndërtesës së parlamentit në Shkup.

"Zorana Gadzovska Spasovska ka qenë në parlament kur protestues të zemëruar, disa me maska të zeza, kanë hyrë në ndërtesë, pas vendimit të diskutueshëm për të emëruar Talat Xhaferin, shqiptar, në postin e kryetarit të parlamentit. Sulmuesi, i cili e ka goditur dhe i ka thyer pasjisjet, është identifikuar si punonjës i qeverisë", thuhet në komunikatën e Radios Evropa e Lirë.

"Gazetarja tjetër e REL-it, Frosina Dimeska, dhe kameramani Goran Stefanoviq kanë qenë në dhomën për media të parlamentit, në kohën e dhunës. Ata nuk kanë qenë në gjendje të largohen, për shkak të protestuesve jashtë, të cilët kanë bërë përpjekje të thyejën derën", thuhet në reagim.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Thomas Kent, u ka bërë thirrje autoriteteve të kryejnë hetime të shpejta dhe gjithëpërfshirëse për të siguruar se "dhuna kundër gazetarëve nuk kalon pa u ndëshkuar".

Për më shumë rreth zhvillimeve në Maqedoni, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG