Ndërlidhjet

Trump: Ka shanse për një konflikt të madh me Korenë e Veriut


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të donte të zgjidhte krizën në Korenë e Veriut në mënyrë diplomatike, porse është e mundur të ndodhë edhe një "konflikt i madh".

“Po, ka shanse të përfundojmë me një konflikt të madh në Korenë e Veriut. Absolutisht”, tha Trump, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Koreja e Veriut ka kërcënuar se ka kapacitet të sulmojë SHBA-në dhe caqe të tjera me raketa balistike që mund të bartin koka bërthamore.

Trump lavdëroi presidentin e Kinës, Xi Jinping, për trajtimin e çështjes së Koresë Veriore, duke thënë se ai është “një burrë i mirë” që e do vendin e tij.

Trump, pasi është zgjedhur president, nëntorin e kaluar, ka thënë se Kina nuk bën mjaftueshëm për të frenuar Korenë Veriore dhe se SHBA mund të marrë hapa të njëanshëm.

XS
SM
MD
LG