Ndërlidhjet

Ilir Meta zgjidhet president i Shqipërisë


Ilir Meta

Ilir Meta është zgjedhur presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, në raundin e katërt të votimit, të mbajtur të premten në Parlament.

Meta ka marrë 86 vota për dhe 2 kundër.

Emërimi i Metës, kryetar i Kuvendit, është mbështetur formalisht nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama.

Meta është udhëheqës i partisë më të vogël qeverisëse, Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ai ka qenë kandidati i vetëm i propozuar nga 28 ligjvënës.

Votimi i së premtes pason tre rrethe të dështuara të votimit, në të cilat koalicioni qeveritar nuk ka nxjerrë kandidat, duke dashur të përfshijë opozitën në arritjen e një konsensusi më të gjerë.

Opozita ka bojkotuar Parlamentin qysh në muajin shkurt, duker kërkuar dorëheqjen e Ramës para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit dhe duke pretenduar se kabineti i tij do të manipulojë votimet.

As parlamentarët evropianë nuk kanë arritur të bindin opozitën që të ndryshojë qëndrimin e saj.

Presidenti i Shqipërisë ka një rol kryesisht ceremonial dhe është i kufizuar në dy mandate pesëvjeçare.

Kandidatët propozohen nga një grup prej së paku 20 deputetësh në Parlamentin me 140 vende.

XS
SM
MD
LG