Ndërlidhjet

Gulbuddin Hekmatyar, njëri prej komandatëve më famëkeq të Afganistanit, u ka bërë thirrje talibanëve që të ndalojnë luftën me trupave qeveritare dhe të nisin bisedimet e paqes.

“Ju ftoj të bashkoheni në karvanin e paqes dhe të ndaloni këtë luftë të pakuptimtë”, ka thënë ai, gjatë paraqitjes së parë publike për afro dy dekada.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, ka thënë një një deklaratë se marrëveshja me Hekmatyar “tregon se afganët kanë kapacitet për të zgjidhur konfliktin përmes dialogut”.

Hekmatyar, themelues dhe lideri i partisë politike Hezb-e Islam, ka nënshkruar marrëveshje të paqes me qeverinë afgane në muajin shtator.

Përmes kësaj marrëveshjeje, luftëtarët e Hekmatyar janë zotuar se do të ndalojnë luftën, në këmbim të lirimit të të burgusurve.

Hekmatyar gjithashtu ka vlerësuar lartë forcat e sigurisë së Afganit dhe gjatë fjalës së tij, tha se lufta kundër qeverisë së vendit “është e pakumptimtë dhe e paligjshme”.

Gulbuddin Hekmatyar, one Afghanistan's most notorious ëarlords, has called on the Taliban to stop fighting government troops and begin peace talks.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së në shkurt hoqi sanksionet ndaj Hekmatyar, duke ia mundësuar atij që të kthehet në Afganistan, pas pothuajse 20 vjet në ekzil.

Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar Hekmatyar si “terrorist global”, pasi ai shpalli xhihad ndaj forcave të huaja që luftonin kundër islamistëve në Afganistan.

XS
SM
MD
LG