Ndërlidhjet

Liderët e BE-së miratojnë strategjinë për Brexit-in


Ilustrim
Ilustrim

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për udhëzimet për negociatat e bllokut me Britaninë, për ndaljen nga Bashkimi Evropian, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Udhëzimet janë miratuar unanimisht. BE është gati për nisjen e bisedimeve për Brexit”, ka shkruar Tusk në Twitter, pak kohë pasi nisi samiti i liderëve të BE-së.

Negociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier, pritet që të nis bisedimet për daljen e Britanisë nga blloku në qershor, pasi Britania të mbajë zgjedhjet parlamentare.

“Jemi gati”, ka thënë Branier. “Ne jemi së bashku”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG