Ndërlidhjet

Papa bën thirrje për dialog për të luftuar ekstremizmin


Papa Françesku ka bërë thirrje për dialog të ri në luftën kundër ekstremizmit.

Këto komente Papa i bëri gjatë adresimit para mijëra besimtarëve katolikë në Egjipt.

Vizita e Atit të Shenjtë në Egjipt, vjen pas tre sulmeve me bomba në disa kisha në Egjipt, ku dhejëtra besimtarë mbetën të vrarë. Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant, Shteti Islamik.

“Fanatizmi i vetëm që besimtarët mund të kenë është për bamirësi”, ka deklaruar Papa.

Papa Françesku gjatë qëndrimit në Egjipt, do të takohet me presidentin Abdel Fattah al-Sisi, si dhe klerikë sunitë dhe kreun e Kishës Ortodokse Koptike.

XS
SM
MD
LG