Ndërlidhjet

Hoyt Yee të dielën në Shkup, takon edhe Xhaferin


Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee të dielën dhe të hënën do të qëndrojë në Maqedoni dhe në takimet me zyrtarët e lartë dhe përfaqësuesit e partive politike në fokus do të ketë krizën politike e cila u përshkallëzua me dhunë në Kuvend, si pasojë e ndërhyrjes së protestuesve kundër formimit të institucioneve nga shumica e re parlamentare.

Në njoftimin e ambasadës amerikane bëhet e ditur se zyrtari i lartë nga Ëashingtoni do të takojë Presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e sapo zgjedhur të Kuvendit, Talat Xhaferin, kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, kryetarin e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të BDI-së, Ali Ahmeti, të lëvizjes Besa, Bilall Kasami, përfaqesuesin e Aleancës për Shqiptarët, Vesel Memedin dhe kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Vizita e diplomatit të lartë nga Uashingtoni realizohet tre ditë pas dhunës në Kuvend i cili për disa orë u pushtua nga protesuesit e aftërt me VMRO-në e Nikolla Gruevskit të cilët nuk njohin zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit.

Fizikisht ata sulmuan shumë deputetë të LSDM-së dhe më së keqi i pësoi lideri i partisë, Zoran Zaev, kandidat për kryeministër.

Në mesin e të rrahurve është edhe Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, i cili ende vazhdon të trajtohet në spital.

Partitë politike dhe njohësit e çështjeve politike presin që diplomati amerikan të bëjë presione me zyrtarët e VMRO-së për të pranuar shumicën e re parlamntare dhe lejimin e formimit të qeverisë së re.

XS
SM
MD
LG