Ndërlidhjet

Helmetat e Bardha thonë se 8 vullnetarë janë vrarë në një sulm ajror


Vullnetarët e Helmetave të Bardha, foto nga arkivi

Grupi sirian për mbrojtje civile, i njohur si Helmetat e Bardha ka thënë se 8 vullnetarë të grupit janë vrarë nga sulmet ajrore në zyren e tyre në provincën Hama, që është nën kontrollin e rebelëve.

Zyrtarë të Helmetave të Bardha në Hama, kanë thënë më 29 prill se sulmet ajrore mbi zyren e tyre në qytetin Kfar Zeita, kanë lënë të vrarë 8 vullnetarë. Ata kanë thënë se 5 trupa janë nxjerrë nga gërmadhat e ndërtesës, ndërkaq ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për persona të tjerë.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me bazë në Britani, ka thënë se numri i viktimave ka gjasa të rritet.

Ende nuk është e qartë se kush i ka kryer këto sulme ajrore. Avionët e qeverisë siriane dhe ruse, në të kaluarën kanë kryer sulme në zonat e kontrolluara nga rebelët, përfshirë edhe në provincën Hama.

Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad po tenton që të zmbrapsë ofensivën e rebelëve në këtë zonë.

XS
SM
MD
LG