Ndërlidhjet

Vriten 5 militantë të Al-Kaidës në Jemen


Jemen, foto nga arkivi

Pesë militantë të dyshuar të Al-Kaidës janë vrarë nga një sulm i SHBA-së me dron në Jemen, kanë thënë autoritetet lokale.

Sulmi ka ndodhur në mëngjesin e 30 prillit dhe ka pasur në cak një makinë që po transportonte armë në provincën Marib, kanë thënë zyrtarët ushtarakë dhe të sigurisë.

Një zyrtar i ushtrisë i ka thanë agjencisë AFP se vetura që është sulmuar i përkiste një lideri të njohur liderit të një dege të Al-Kaidës në Jemen.

Sulmi erdhi 24 orë pas një sulmi tjetër ajror të ngjajshëm ku u vranë tre militantë të dyshuar të Al-Kaidës në jug të Jemenit.

XS
SM
MD
LG